Ish-portieri i Juventusit, Xhaluixhi Bufon ka folur lidhur me merkaton që po zhvillon ish-skuadra e tij Juventusi duke u ndalur te një nga objektivat më konkret të bardhezinjve që është Anhel Di Maria.
Në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”, 44-vjeçari i ka thurur elozhe sulmuesit argjentinas dhe cilësive të tij duke thënë se në Serinë A ai do të bëjë diferencën ashtu si bënte një tjetër legjendë argjentinase si Diego Armando Maradona në kohërat e tij te Napoli.
“Ka një teknik që mungon në Serinë A. Shënon dhe luan në disa role, është i nënvlerësuar sepse ndodhet në hijen e kampionëve të tjerë.
Është një djalë i mirë dhe profesionist, nuk dorëzohet kurrë.
Në këtë moment ai në Serinë A do të ishte si Maradona.