Juventusi mposhti me rezultatin 8-0 ekipin e 23-vjeçarë, në testin miqësor të zhvilluar ditën e sotme në “Allianz Stadium”. Por më shumë se rezultati dhe paraqitja e bardhezinjve të Alegrit, skenënën e rrëmbyen tifozët. Në momentin e përfundimit të duelit, një numër i konsiderueshëm sportdashësish bardhezinj u futën në fushë, duke brohoritur të gjithë në kor: Nuk e duam Lukakun! Pas pankartës mjaft emblematike të mëngjesit të sotëm, tifozët e Juventusit përsërisin zhgënjimin e tyre me operacionin Romelu Lukaku, duke i mbyllur derën njëherë e përgjithmonë, sulmuesit belg, që sezonin e shkuar ishte pjesë e Interit.