Site icon

Juventusi tundohet me 150 milion euro për dy yjet e skuadrës, klubi jep leje për negociata

Te Juventusi duket viti zero, e thënë ndryshe, ai i revolucionit të madh, duke marrë parasysh faktin se dënimi me 10 pikë për çështjen e plusvalencave e la jashtë zonës Champions, edhe pse ata e fituan atë të drejtë nga fusha e lojës.

Por të mos marrësh pjesë në Ligën e Kampioneve do të thotë humbje kolosale të ardhurash, kështu që duket parë se edhe e gjithë presidenca është ndërruar, madje sapo ka ardhur edhe drejtori i ri sportiv, Kristiano Xhuntoli, ideja është e thjeshtë: Në fillim mbushen arkat me sa më shumë të ardhura të mundshme dhe më pas mendohet një plan rimëkëmbjeje paralelisht, por me kosto më të ulëta. Dhe pikërisht kjo ka nisur që të vihet në zbatim, duke qenë se nga lojtarët aktualë të grupit bardhezi, me përjashtim ndoshta të Adrien Rabiosë që sapo ka rinovuar, të gjithë të tjerët janë në merkato dhe kanë një çmim minimal për të joshur Juventusin për shitjen.

Kjo vlen edhe për dy yjet e sulmit, Federiko Kieza dhe Dushan Vlahoviç, të cilët duken vërtet në “rrezik” për të lënë Torinon për një tjetër destinacion. Për italianin interesohen shumë klubet angleze, por në rastin e tij ka edhe më shumë… Kjo, pasi dje ka ardhur oferta e parë zyrtare në shifra marramendëse: 70 milionë euro nga Aston Vila, e cila ka kohë që këmbëngul për Kiezën. Juventusi, në të tilla kusht i ka autorizuar lejen për të biseduar dhe tentuar që anglezët të bindin 25-vjeçarin që të pranojë ofertën, ndonëse në pjatë është një tjetër ofertë e njëjtë, 65 milionë, plus 5 milionë euro nga Njukasëlli. Këta të fundit kanë si armë të fortë jo vetëm faktin se luajnë në Champions, por edhe sepse sapo kanë blerë Sandro Tonalin nga Milani dhe Kieza nuk do të ndihej i vetmuar në qytetin e minierave të qymyrit. Por pavarësisht të gjitha milionave të ofruara, duket se për momentin, Federiko nuk është që po joshet shumë…

Ndërkohë, për Dushan Vlahoviç është futur në garë edhe PSG-ja, e cila përgatitet që të humbë Kilië Mbapenë. Transalpinët duan që të parapërgatitin terrenin dhe të mos kapen në befasi në minutat e fundit të merkatos. Prandaj, duke parë se ndaj Vlahoviçit janë në valle edhe shumë klube të tjera të mëdha si Bajerni i Mynihut, Mançester Junajtid, apo mbi të gjitha Reali i Madridit, PSG-ja i ka garantuar Juventusit se kërkon që të ketë përparësi në bisedimet për bomberin serb 23-vjeçar, duke i garantuar edhe kërkesën e tyre financiare prej 80 milionësh. Të gjithë këto numra të rëndësishëm bëjnë që Juventusi të presë me kënaqësi zhvillimet, por ndërkohë të hidhet edhe ai në sulm dhe të marrë garancinë e zëvendësueshme të tyre të mundshëm, kur emrat sa vijnë e shtohen, duke nisur nga Zaniolo e për të përfunduar te hyrja më e fundit, En-Nesiri i Seviljes.

Exit mobile version