Trajneri i portierëve të Eintraht Frankfurtit, Jan Zimerman, ishte ai që rekrutoi Simon Simonin.Në lidhje me këtë transferim, ai shprehet:“Simoni është një nga talentet më të mëdhenj të portierëve të moshës së tij dhe ka mundur të fitojë përvojë në fushën profesionale në një moshë shumë të re. Ai është një portier i guximshëm, me dinamikë të mirë dhe potencial të madh”, vlerëson trajneri i portierëve Jan Zimerman, i cili është ngarkuar nga klubi gjerman edhe në rolin e skautit të talenteve.
“Mezi pres që të punoj me të. Në gjashtë muajt e ardhshëm Simoni do të ketë mundësinë të thithë gjithçka këtu dhe të mësojë diçka të re”, përfundon ai.

