Një biznesmen gjerman ka vendosur t’i kundërvihet sheikut të Katarit, drejtuesit të familjes Al Thani, me akuza të rënda ku përfshihet edhe prostitucioni. Në një konferencë për shtyp, sipërmarrësi Volkhard Bauer ka denoncuar të gjitha abuzimet më të cilat është përballur ai në emiratin arab duke pretenduar se rregulli është vetëm fasadë për fitimet e sheikut.“Bild” tregon se kompania e Bauer (Khaya), e cila jep me qira akomodime për ngjarje sportive, ka nënshkruar gjithashtu me disa hotele dhe apartamente në Katar. Ndër të tjera janë tetë hotele të sheikut. Një prej tyre ishte hoteli “Velero”. Kompania e Bauer pagoi rreth 4 milionë euro për hotelin me 5 yje për 240 shtretër.
Por pak më pak se një muaj para fillimit të Botërorit, sheiku papritmas shiti “Velero” dhe që atëherë ka refuzuar të paguajë paradhënien (plus 5% gjobë kontraktuale). Në vend të kësaj, ai dhe bashkëpunëtorët e tij i bënë presion Khaya në mënyra të reja. Për shembull nuk lejoi turistët që kishin rezervuar të hynin. Në një hotel tjetër, në mbrëmje u ndërpre energjia elektrike dhe gratë e lojtarëve të Argjentinës u larguan në mes të natës. Në disa raste, në check-in janë kërkuar edhe pagesa shtesë, për të cilat Khaya ka paguar pjesërisht për një shifër që tani arrin rreth 500000 dollarë!
Por dhomat që realisht i ishin dhënë Khaya, thjesht jepeshin sërish me qira nga sheiku në portalet e njohura të hoteleve, duke siguruar një përfitim më të madh pasi çmimet ishin rritur.Baur zbuloi skemën para mediave dhe gjithashtu shpjegoi se edhe turistët në hotele ishin të pakënaqur. “Secili nga hotelet e sheikut ka gjithashtu bare dhe klube nate. Çdo natë kishte zhurmë deri në orën 3 të mëngjesit, mysafirë të dehur shqetësonin klientët tanë. Gjithashtu, prostitucioni është i zakonshëm në këto lokale”, tha ai, duke lëshuar kështu një akuzë shumë të rëndë për shtetin i cili ka një kod shumë të rreptë dhe një pamje të pastër, të paktën në pamjen e jashtme. Por nëse këto akuza vërtetohen…

