Site icon

Kahn: Nojer vendos vetë mbi Botërorin, ndërsa Mane…

MUNICH, GERMANY - APRIL 17: Oliver Kahn, CEO of FC Bayern München attends the Stahlwerk Doppelpass TV Show at Hilton Munich Airport Hotel on April 17, 2022 in Munich, Germany. (Photo by Alexander Hassenstein/Getty Images)

Manuel Nojer është kthyer në dilemën më të madhe, jo vetëm në “Allianz Arena”, por edhe në kombëtaren e “Pancerave”.

Fillimi i kompeticionit më të rëndësishëm në rang përfaqësuesesh dhe prezenca e kapitenit Nojer shikohet në rrezik pas ridëmtimit të fundit në seancat individuale.

Kahn ka dashur t’i zbusë qëndrimet dhe ta zhvendosë fokusin diku tjetër, por pa e anashkaluar si diskutim, duke pohuar: “Optimizmi nuk mungon rreth gjendjes së Manuelit, pavarësisht se ai vazhdon të vuajë ende dhimbjet në shpatull.

Trajtesa e një rasti të tillë kërkon kujdes dhe inteligjencë, por i fundit që do ta ndërmarrë vendimin final mbi çështjen ‘Botëror’ është vetë 36-vjeçari”, theksonte CEO nga Mynihu.

53-vjeçari e kaloi më pas fokusin te njeriu i ndeshjes ndaj Maincit, Sadio Mane:

“Të shikosh Manenë duke vallëzuar me topin në fushë është fantastike.

Gjithçka e kryen me shumë pasion dhe përulësi dhe kjo shërben si tregues për të kuptuar vlerën e këtij lojtari. Jam i bindur se në janar do të kënaqemi më shumë me të në lojë” – tha Kahn.

Exit mobile version