Site icon

Kandidatja për kryetare bashkie në Tiran : “Nëse unë fitoj…” tritol vilës së Ramës në Surrel

Avokatja Adriana Kalaja e cila garon për Bashkinë Tiranë në primaret e Partisë Demokratike thotë se gara ka filluar por pak e heshtur ndaj iu bëri thirrje kandidatëve në këtë garë që të fokusohen pasi betejën e kanë me Erion Veliajn dhe jo me njeri tjetrin.

“Besoj se gjithë miqtë që kanë ndërmarrë këtë garë i dinë këto probleme dhe i kanë marrë përsipër këto sfida.

Ne duhet të mbajnë pozicionin tonë moral ndaj demokratëve, simpatizantëve, por edhe ndaj zonës gri që nuk pranon të votojë për primaret.

Besoj fort se kjo garë do jetë shumë e pastër, shumë korrekte, nuk ka rëndësi kush del, kjo garë duhet të jetë reale dhe patjetër që kandidati më i mirë i joni të fitojë bashkinë Tiranë, të fitojë PD.

Dy janë principet e mia në këtë garë: do pranoj çdo rezultati, të shtatën nëse vendos anëtarësia dhe e dyta pjesëmarrja ime në fushatën ndaj Veliajt, do jetë e njëjtë sikur unë të fitojë primaret”, u shpreh Kalaja.

Lidhur me influencën në garën brenda PD nga strukturat e Erion Veliaj, deklaroi se sheh një sulm të palogjikshëm ndaj figurës së saj për një angazhim që kam pasur në një forcë politike.

“Për kohën që kam qenë mendoj se Partia Libra ku kam aderuar për një periudhë shumë të shkurtër ka qenë partia me opozitare e momentit, edhe më shumë se Partia Demokratike.

Kanë mënyra të ndryshme linçimi. Ne të shtatë kandidatët duhet të rrimë në lartësinë e moralit dhe dinjitetit që kemi hyrë në këtë garë”, u shpreh avokatja.

Duke folur lidhur me programin e saj, deklaroi se ka program se si rikthehet Tirana në qytet të banueshëm.

“Nëse fitoj, unë do e kthej Bashkinë e Tiranës në respektim të ligjit. Nuk del dot asnjë leje nëse bashkia Tiranë ka një raport me ligjin.

Tritoli do u vihet kullave mbi 25 kate. Aq sa janë ndërtuar në mënyrë të paligjshme. Kush i ka ndërtuar sipas ligjit ti gëzojë.

Projektin e Unazës së Re, do e godas për gjithë ata qytetarë që ishin në proces legalizimi dhe u goditën.  25-30% janë në kundërshtim me dispozitat ligjore.

‘Do e filloj me vilën në Surrel të Lindita Ramës, ish-Lindita Xhillarit. Është grabitur ajo pronë.

Tritoli do i vihet vilës së Kryeministrit Edi Rama në Surrel.

Do ngre një grup me ekspertë të ndërtimit dhe urbanistikës për të parë ku është dhënë leja në kundërshtim me ligjin.

Gjithë dëmi do paguhet nga ata që kanë shkelur ligjin”, u shpreh avokatja.

Ajo përmendi oligarkë që përfitojnë nga ndërtimet pa leje, ku përmendi kompaninë “Fusha”.

Më tej u ndal edhe te pallati i vjehrrit të Lulzim Bashës, në Vlorë, i cili u shemb.

“Dhënia e vendimit në Strasburg për vjehrrin e Lulzim Bashën, është në vazhdën e marrëveshjes së Edi Ramës me Luzim Bashës së 17 majit 2017.

Të drejtat për t’u shpërblyer vjehrri i Lulzim Bashës i ka marrë në atë kohë dhe në krah nuk ishte vetëm avokati i vjehrrit të Bashës, por edhe avokati i shtetit.

Vendimi për pavlefshmërinë e prishjes, është ende në Gjykatën e Lartë. Vjehrri i Bashës ka fituar një gjyq që nesër Gjykata e Lartë mund të thotë se vendimi është i parregullt.

Avokatura e Shtetit nis një proces që pasojat e atij vendimi të Strasburgut i ngarkohen kryebashkiakut të Vlorës dhe gjithë personave që kanë abuzuar me lejen”, u shpreh kandidatja për Bashkinë e Tiranës.

Exit mobile version