Site icon

Kanë si objektiv mbijetesën, ish-kampionët e Premier Ligës prezantojnë trajnerin e ri

Leistër Siti ka prezantuar trajnerin e ri pas shkarkimit të Brendan Roxhersit. Bëhet fjalë për anglezin Din Smith, i cili vjen me objektivin mbijetesë.

52-vjeçari do të qëndrojë deri në fund të sezonit me “dhelprat” dhe nëse arrin ta mbajë skuadrën në Premier Ligë atëherë bashkëpunimi me të do të vazhdojë dhe për sezonin e ri.

Në krahë të tij do të jetë ish-trajneri i Leistërit, Kreig Shekspir, i cili zëvendësoi Ranierin në vitin 2017 dhe duke arritur fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Exit mobile version