Site icon

Kapet me armë pa leje, arrestohet 52-vjeçari në Mat (EMRI)

Një 52-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi u kap me armë pa leje.

Bëhet me dije se gjatë operacionit të koduar “Derjan” 52-vjeçarit, Afrim Xhetanit, iu gjetën një armë zjarri dhe dy armë gjahu çifte.

NJOFTIMI

Mat/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Derjan”, për goditjen e një rasti të mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit.

Operacioni, falë inteligjencës informative si rezultat i të cilit u arrestua në flgrancë 52-vjeçari, si dhe u sekuestrua një armë zjarri pistoletë dhe dy armë gjahu.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, bazuar në inteligjencë informative se një shtetas posedonte armë zjarri pa leje, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Derjan ”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

A.Xh., 52 vjeç, banues në fshatin Derjan, Mat.

Shërbimet e Policisë i gjetën të fshehura një armë zjarri pistoletë dhe dy armë gjahu ‘Çifte’, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat, për veprime të mëtejshme.

Exit mobile version