Site icon

Kapet me kokainë, arrestohet i riu në Lushnje

Policia e Lushnjes godet një tjetër rast të shpërndarjes së drogave të forta.Finalizohet operacioni i koduar “Kristali”.Sekuestrohen 103 gram lëndë narkotike Kokainë, arrestohet në flagrancë poseduesi.Në vijim të planit të masave të hartuar për “Kontrollin e territorit, parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe kapjen e autorëve të ndryshëm të veprave penale”, nga shërbimet e policisë në Komisariatin e Lushnjes në bashkëpunim me Seksionin e Narkotikëve në DVP Fier, u bë i mundur finalizimi i operacionit të koduar “Kristali”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

•Darvisjano Doku, 26 vjeç, banues në Shijak.

Arrestimi i këtij shtetadi u bë pasi në vëndin e quajtur “Rotondo e Savrës” Lushnje, gjatë orëve të natës, nga kontrolli i ushtruar në mjetin tip “Renault”, u gjetën dy qese me lëndë narkotike e dyshuar Kokainë me peshë totale rreth 103 gramë e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga Neni 283/1 i Kodit Penal.

Exit mobile version