Xherri Kardinale, themeluesi i “Managing Partner”, i kompanisë “RedBird”, prezent në Bolonja, për debutimin e kuqezinjve, ka dashur që t’i lëshojë një mesazh të qartë skuadrës së tij dhe mbi të gjitha tifozëve.Nuk doja të mungoja për fillimin e këtij sezoni që parashikohet me sfidues se kurrë, si në Itali, ashtu sikurse në Europë. Siç e kam nënvizuar shpeshherë, objektivi ynë është që të vazhdojmë të përmirësohemi për të fituar, si në Serinë A, ashtu sikurse edhe në arenën botërore. Por nuk mund ta bëjmë këtë pa bërë ndryshime dhe afrime të reja. Dhe aktualisht, kapaciteti ynë për të realizuar me sukses një evoluim pozitiv, brenda apo jashtë fushe, mund të konkretizohet vetëm nëpërmjet një menaxhimi financiar të ngushtuar disi, por të sofistikuar në të njëjtën kohë. Por të mos keqkuptohemi, ‘RedBird’ është këtu për të fituar, këtë nguliteni në kokë. Jemi këtu për të sjellë trofe. Jemi këtu për të fituar në mënyrë inteligjente, sepse vetëm kështu fitohet gjatë, jo vetëm një herë. Ndoshta mund të çedojmë edhe diku, por nuk do të heqim dorë së provuari deri sa të fitojmë çdo trofe të mundshëm. Ky që fillon është një sezon i gjatë dhe impenjativ, por jam i sigurt se djemtë tanë, nën drejtimin e Piolit, do ta përballojnë me pasionin e denjë që detyron historia e këtij klubi madhështor. Kemi shumë fytyra të reja në skuadër sivjet, për të cilat jemi jo vetëm etuziastë që i kemi mirëpritur në ‘Milanelo’, por nuk do të rreshtim së mbështeturi fort në këtë udhëtim të ri, me forcë, impenjim dhe me të njëjtin pasion që ata do të tregojnë në fushë. Prandaj, forca Milani gjithmonë”, deklaroi presidenti përpara ndeshjes
Kardinale: Me mua, Milani do të rikthejë çdo trofe të mundshëm
![](https://infront-al.com/wp-content/uploads/2023/08/hfggj.jpg)