Në rrethet e biznesit dhe klaneve të tenderave njihet si ‘kasapja’ e tenderave.
Është ftohtë dhe vepron në heshtje të plotë, ndërsa ka arritur të kalojnë në llogaritë e saj miliona euro nga paratë publike, falë lidhjeve të padukshme klienteliste me ministra dhe drejtorë të qeverisë së Edi Ramës, e certifikuar tashmë nga raportet ndërkombëtare si qeveria më e korruptuar në Evropë dhe një nga qeveritë më të korruptura në planet. /Pamfleti
Bëhet fjalë për Olta Sharrën nga Elbasani, e njohur si bosja e mishit, e cila vetëm gjatë viteve të fundit, ka arritur të marrë mbi 10 milionë euro tendera të dyshimtë dhe klientelistë, për furnizim me mish, i cili ngre shumë pikëpyetje sa i takon standardeve për t’u konsumuar.
Në mars të vitin 2020, Sharra mori tenderin e radhës me vlerë 2.7 milionë USD për shërbim gatimi dhe shpërndarje ushqimi për Spitalin e Elbasanit, me ofertë sa fondi limit, pa garë dhe me paracaktim.
Procedura ishte korruptive dhe e farsë, ndërsa mendohet se janë ndarë të pakën 700 mijë USD.
Tenderin e mori nga ish-drejtoresha e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara në Ministrinë e Brendshme Edlira Naqellari, e arrestuar nga SPAK dhe e dënuar nga Gjykata Speciale për tenderin e uniformave të policisë me vlere 27 milionë euro.
Ashtu siç edhe e konfirmoi SPAK, Naqellari ishte një nga zyrtaret më të korruptuar, me lidhje edhe me bosen e mishit.
Më herët, Olta Sharra, ka marrë një tjetër tender të ngjashëm me vlerë 2.5 milionë USD, pa garë, me paracaktim dhe sa fondi limit, për shërbim gatimi dhe shpërndarje ushqimi për Spitalin e Elbasanit.
Në të njëjtën mënyrë, Olta Sharra ka marrë në vitin 2020 një tjetër tender me vlere 800 mijë USD nga drejtoresha e korruptuar Edlira Naqellari, për furnizim me mish të Spitalit të Elbasanit, disa muaj pas tenderit 2.7 milionë USD.
Edhe ky tender është zhvilluar pa garë, ndërsa oferta fituese është sa fondi limit.
Para se të arrestohej Edlira Naqellari nga SPAK, Olta Sharra ka marrë një tjetër tender nga Naqellari me vlerë 1.5 milionë USD, për furnizim me ushqime te Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
Këtë radhë, Edlira Naqellarit i është dashur që të përjashtojë të gjitha kompanitë e tjera nga gara, për t’i dhënë tenderin klientes së saj Olta Sharra.
Tetë tendera korruptivë Olta Sharra i ka marrë nga drejtori i Spitalit të Elbasanit, Arben Ruçi, duke zbatuar skemën me Naqellarin.
14 tendera i ka marrë nga Bashkia e Librazhdit, që është nën patronazhin e Taulant Ballës. Një tender tjetër me vlerë mbi 500 mijë USD e ka marrë nga Bashkia Elbasan, kur drejtohej nga Qazim Sejdini, si gjithnjë me ofertë sa fondi limit.
Lidhjet e ‘kasapes’ nuk përfundojnë tek drejtorë dhe kryebashkiakë të korruptuar!

