Site icon

Kenneth Haloçi drejt burgut, ish konkurrenti i It’s my home Kosova kallëzohet për vjedhjen e 24 mijë eurove në Prokurorinë e Tiranës

Ish konkurrenti i reality show “It’s my home” në Kosovë, Kenneth Haloçi mund të përfundojë prapa kurave, për mashtrim dhe vjedhje.

Prapaskena mëson se për 24-vjeçarin nga Tirana, Kenneth Haloçi, është depozituar në një kallëzim penal në Prokurorinë e Tiranës për vjedhjen e 24 mijë eurove një shtetasje, me anë të mashtrimit.

Prapaskena mëson se pjesë e dosjes janë 700 faqe me përmbajtje mesazhesh të shkëmbyera si dhe 5 CD me audio dhe video.

Kenneth Haloçi kallëzohet se i ka vjedhur një shtetase nga Tirana 24 mijë euro, në kohë të ndryshme, përmes mashtrimit.

Sipas burimeve, aktualisht po kryhen veprimet e para hetimore dhe vlerësimi i fakteve të pretenduara penale në materialin kallëzues.

Në vijim pritet të procedohet me një urdhër për arrestimin e Haloçit.

Exit mobile version