Site icon

Kërcënohet Albin Kurti, policia blindon banesën e Kryeministrit

Albin Kurti është kërcënuar me jetë dhe si përgjigje forca të shumta të policisë së Kosovë janë vendosur në banesën e Kryeministrit.

“Kryeministri Kurti është kërcënuar.  Për këtë arsye, si masë e kujdesit të shtuar, është rritur edhe niveli i tij i sigurisë”, tha zëdhënësi i Qeverisë Përparim Kryeziu.

Ai shtoi tutje se “Institucionet e hetuesisë dhe sigurisë tashmë janë duke bërë punën e tyre”.

“Ato bëjnë vlerësimet e nevojshme dhe ndërmarrin masat përkatëse. Në anën tjetër, kryeministri vazhdon angazhimin e tij të rregullt”, tha Kryeziu.

Nuk është bërë e ditur për çfarë kërcënimi bëhet fjalë, e as kush e ka kërcënuar kryeministrin.

Exit mobile version