Kërcënohet Prokurori i Përmetit Asllan Bajrami/ Prokuroria Gjirokastër bëhet palë me krimin dhe manipulon provat
Prokurori i Përmetit, Asllan Bajrami, është kërcënuar në kohën kur ishte në krye të detyrës dhe nga bandat kriminale të cilave ju është cënuar interesi në dritaren e zyrës, prokurori ka gjetur një fishek i cili mesa duket është vendosur në shenjë mesazhi.
Prokurorit të Përmetit, Asllan Bajrami i janë dërguar dhe mesazhe kërcënuese të cilët nuk janë verifikuar akoma se cili i ka kryer dhe janë neglizhuar nga akuza Gjirokastër.
Për këtë fakt Prokurori i Përmetit, Asllan Bajrami ka bërë kallzim penal në datë 11.06.2021 dhe është duke u hetura nga ana e prokurorisë Gjirokastër e cila po bën rreth 5 muaj dhe kjo prokurori ska bërë asnjë vëprim proçedurial, madje nga burime kofidenciale prokurori i çështjes nuk e ka parë fare kallzimin dhe është justifikuar me faktin se ka shumë dosje në dorë dhe ska kohë.
Ndërkohë, në lidhje me këtë kërcënim ndaj prokurorit ka reaguar edhe presidenti Ilir Meta, i cili përmes një statusi në “Facebook” e dënoi ngjarjen duke e cilësuar si “kërcënim për shkak dhe në krye të detyrës” por prokuroria Gjirokastër ka vepruar ndryshe kërkesave të presidentit Ilir Meta.
Ai kërkoi që të bëhet një hetim i shpejtë si edhe të merren masa të menjëhershme efektive por mesa duket prokuroria Gjirokastër është bërë palë më krimin dhe e ka lejuar Prokurorin e Përmetit, Asllan Bajrami të jetë pre e kanosjes serioze për jetën.
Në vijim do të japim detaje dhe në lidhje me emrin e prokurorit të Gjirokastrës i cili ka lënë në harresë çështjen e kolegut të tij.
