Site icon

Kievi zgjohet nga sirenat e alarmit, banorët kërkojnë strehim për t’i shpëtuar bombardimeve ruse

Njerëzit në Ukrainë janë zgjuar të martën me sirenat e alarmit, pasi vendi parashikohet të sulmohet sërish nga forcat ruse.

Banorët e Ukrainës po kërkojnë strehim për t’u shpëtuar sulmeve ajrore nga Rusia, pas atyre të hënën, raporton BBC.

Kërcënimi nga bombardime të reja vjen vetëm një ditë pasi Rusia sulmoi disa qytete të Ukrainës, duke lënë të paktën 14 të vdekur e shumë të tjerë të plagosur. Qytetet që janë sulmuar janë Kievi, Lvivi, Zaporizhzhia, Dnipro dhe Kharkivi.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se sulmet ishin hakmarrje për shpërthimin e së shtunës në një urë kyç që lidh Rusinë me Krimenë aneksuar më 2014.

Sulmet janë dënuar nga fuqitë botërore, derisa presidenti i SHBA-së, Joe Biden, i ka premtuar homologut të tij ukrainas, Volodymyr Zelensky sisteme të avancuara të mbrojtjes ajrore.

Exit mobile version