Site icon

Klubi italian drejt shitjes, “Investcorp” gati të paraqesë ofertën marramendëse për drejtuesit zikaltër

Interi nuk po përjeton një moment të vështirë vetëm në fushë, por edhe jashtë saj.

Situata aspak e lehtë financiare e grupit “Suning” është tashmë e njohur, ashtu si dëshira e Stiven Zhangut për ta shitur klubin dhe mëri që vazhdon të lakohet është ai i “Investcorp”. Sipas asaj që raporton “Middle East Economy”, kompania nga Bahrejn po përpiqet të krijojë një grup investitorësh për të paraqitur një ofertë zyrtare për blerjen e klubit italian.

Po sipas medias, firma kërkon të mbledhë një fond prej 545-654 milionë dollarësh për blerjen, edhe pse pritet ende të shikohet nëse Zhang do të jetë dakord me çmimin e propozuar. Nëse “Investcorp”, që më parë ka shfaqur interes edhe për Milanin, do të shtijë në dorë aksionet e Interit, atëherë do të ishte një zgjerim i konsiderueshëm i portofolit sportiv të kompanisë, pas Xheksonvil Xhaguars në NFL.

Exit mobile version