Site icon

Komisioneri Europian për Zgjerimin, z. Varhelyi ndikon në sistemin e drejtësisë Shqiptare

Hearing of Oliver VÁRHELYI , Commissioner-designate, Neigbourhood and Enlargement - Arrival - Opening statement - Q&A session

Komisioneri Europian për Zgjerimin, z. Varhelyi ndikon në sistemin e drejtësisë Shqiptare.

Shoqata “Drejtësi për Drejtësi” shpreh vlerësimet për angazhimin e Bashkimit Europian në forcimin e shtetit ligjor dhe sistemi gjyqësor në Shqipëri.

Por, nga ana tjetër nuk mund të anashkalojnë shqetësimin e krijuar nga deklaratat e pavenda dhe shqetësuese, të shprehura nga Komisioneri Europian për Zgjerimin, z. Varhelyi, i cili kërkoi në Tiranë ndaljen e atyre që ai i konsideroi sulme të padrejta, ndaj anëtarëve të strukturave të Vetingut.

Një anëtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit është aktualisht në gjykim nga Gjykata Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Ndërkohë, një anëtare e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit është në proces hetimi nga Prokuroria Speciale (SPAK).

Nëse këto raste konsiderohen “sulme të padrejta”, atëherë mesazhi i z. Varhelyi mund të konsiderohet plotësisht si një ndërhyrje flagrante në ushtrimin e funksioneve të gjyqësorit, aq më tepër të strukturave të krijuara pas miratimit të Reformës në Drejtësi.

Konsideratat e z. Varhelyi u dhanë në prani të Drejtueses së Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM), znj. Calavera, zyrtarja më e lartë përgjegjëse për përzgjedhjen, monitorimin dhe raportimin e aktivitetit të institucioneve rivlerësuese në Shqipëri.

Të dhëna zyrtare dhe publike, të siguruara kohë pas kohe nga shoqata “Drejtësi për drejtësi”, si edhe nga aktorë e faktorë të tjerë të jetës publike në Shqipëri, kanë zbuluar se një pjesë e zyrtarëve të strukturave të Vetingut dhe të institucioneve të reja të drejtësisë, nuk përmbushnin kriteret formale ligjore për emërim ose kanë probleme me integritetin dhe pasurinë e tyre.

Fakti që disa prej tyre kanë kaluar filtrat e verifikimit, pavarësisht problemeve të dukshme, dëshmon se zyra dhe stafi i drejtuar nga znj. Calavera, është gjithashtu përgjegjës për krijimin e klimës së mos-besimit edhe pas miratimit të Reformës në Drejtësi.

Shoqata “Drejtësi për Drejtësi” e mirëkupton qëllimin e mirë të institucioneve të Bashkimit Europian për realizimin e shpejtë dhe me efikasitet të Reformës në Drejtësi.

Është shumë e rëndësishme që edhe zyrtarët përfaqësues të Bashkimit Europian të identifikojnë dhe, mbi të gjitha, t’i deklarojnë opinionit publik shqiptar problematikat e evidentuara në zbatimin konkret të Reformës në Drejtësi.

Gjithashtu, në vlerësimin e Shoqatës “Drejtësi për Drejtësi”, është shumë e rëndësishme që partnerët ndërkombëtarë t’u adresojnë autoriteteve shqiptare marrjen e masave të menjëhershme për shmangien e pasojave të pariparueshme nga një proces që po dëshmon anti-kushtetuetshmëri, mungesë transparence dhe, herë pas here, edhe me nuance të ndikimit politik.

Exit mobile version