Site icon

Konsiderohej si Modriç i ri, kroati largohet nga Roma: Kurrë nuk fola me Murinjon, gënjejnë dhe nuk duan të më takojnë

Ante Çoriç është parë ndër vite si Modriç i ri dhe hodhi një hap të madh në karrierë duke firmosur me Romën, por aventura e tij me verdhekuqtë shkoi në mënyrën më të keqe.

Mesfushorit kroat nuk i është besuar kurrë dhe që nga viti 2018 kur firmosi me Romën për 6 milionë euro e deri më tani, ai ka luajtur gjithmonë si i huazuar duke pasur 3 ndeshje në total me verdhekuqtë. Në një intervistë të gjatë, Çoriç ka zbuluar shumë prapaskena, madje që nuk ka folur kurrë me trajnerin Murinjo.

“Murinjo? Nuk do ta besoni, por nuk kam folur kurrë me Murinjon. Kurrë. Dhe nuk kam pasur kurrë mundësinë të flas me Tiago Pinto. Nëse e mendoni mirë, është e çuditshme, një lojtar me kontratë që nuk flet me trajnerin dhe me drejtorin sportiv. Pinto nuk ka dashur kurrë të më takojë dhe është një zgjedhje që e kam respektuar.

Nëse drejtori sportiv thotë se kam qëndruar në Romë vetëm për paratë, kjo nuk është e vërtetë, por është normale që ta besojnë dhe të vijnë e të më shajnë në rrjetet sociale. Është një gënjeshtër e madhe”, u shpreh Çoriç.

Exit mobile version