Site icon

Kostakurta: Leao vendimtar vetëm në Zagreb, Milani zhgënjyes

Në ditët e fundit, Udinezes i është njohur një meritë e madhe për fitoren në shtëpi të arritur kundër Milanit.Nuk bën përjashtim në grupin e opinionistëve edhe Alesandro Kostakurta, që ka deklaruar: “Meritat e Udinezes janë se qëndroi kompakte. Mendoj se kanë pasur gjithmonë një avantazh, pasi mbajtja e topit prej Milanit ishte sterile. Mendoj se fitorja ishte e merituar për atë që ata bënë në sulm, ku lënduan rivalin sa herë mundën”.

Pioli pret reagim, por të njëjtën gjë e pret edhe ish-mbrojtësi.

“Pritshmëritë janë gjithmonë të larta, veçanërisht në ndeshjet e nivelit të lartë, por Leao për Milanin ishte vendimtar vetëm në Zagreb në Champions dhe shumë rrallë në Serinë A”, tha Kostakurta.

Exit mobile version