Raportet ndërkombëtare dhe çdo indikacion serioz tjetër konfirmojmnë se Shqipëria është kthyer në një parajsë për pastrimin e parave. Çdo kullë që nis të ngrihet në Tiranë mbart një histori pastrimi parash.
Në raportin e ditëve të fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit thuhet se “Shqipëria mbetet e pambrojtur ndaj Pastrimit të Parave për shkak të korrupsionit, pranisë së rrjeteve të krimit të organizuar dhe boshllëqeve në legjislacion dhe mbikëqyrje”.
Në vitin 2020, Shqipëria është rikthyer në listën gri të vendeve që paraqesin rrezik për pastrimin e parave për shkak të deficencave strategjike të gjetura nga Task Forca për Veprim Financiar (FAFT) e MONEYVAL, që është një mekanizëm i përhershëm i Këshillit të Evropës që ka detyrën të vlerësojë zbatimin e standardeve në luftën kundër pastrimit të parave dhe krimit të organizuar.
Për të luftuar këtë fenomen, Shqipëria ka ngritur një institucion që quhet Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave.
Kjo drejtori drejtohet aktualisht nga Elvis Koçi, një personazh në hije, por që ka qenë këshilltar i Edi Ramës. Më parë, drejtoria është drejtuar nga dy personazhe të akuzuar për afera si Gent Gazheli dhe Alket Hyseni.
Pamfleti mëson Elvis Koçi ka marrë një makinë luksoze dhuratë dhe ka raportet interesash me subjekte që janë objekt veprimit të Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave.
Sipas burimeve, dyshohet se makinën dhuratë e ka marrë nga një bankë të nivelit të dytë, të cilat shpeshherë shërbejnë për nyje të pastrimit të parave.
Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave, gjithnjë nën komandën e Edi Ramës, është në fakt ombrella e pastrimit të parave në Shqipëri.
Kjo drejtori mësohet se ka nisur disa hetime ndaj kokave të pastrimit të parave në Shqipëri, por më pas i ka devijuar rrugës, pasi është përfshirë në pazare në subjektet nën hetim. / Pamfleti