Site icon

Kreu i Wagner vijon sulmet ndaj zyrtarëve në Moskë, Prigozhin: Lufta nisi vetëm që ministri i Mbrojtjes të marrë medalje

Kreu i ushtrisë mercenare Wagner ka vijuar me sulmet e tij ndaj zyrtarëve ushtarakë të Moskës, teksa ka fajësuar për luftën në Ukrainë ministrin rus të mbrojtjes Sergei Shoigu.

Yevgeny Prigozhin u shpreh në aplikacionin Telegram se lufta ishte “e nevojshme” në mënyrë që Shoigu “të marrë një tjetër medalje heroike”.

Udhëheqësi i grupit mercenar pretendoi se ministria ruse e mbrojtjes po mashtronte popullin rus dhe presidentin Vladimir Putin për arsyet e luftës, duke sugjeruar se konflikti kishte filluar vetëm në mënyrë që Shoigu të mund të “merrte një medalje të dytë”.

 

Exit mobile version