Site icon

Kthim në vitet ‘90, Çelsi prezanton fanellën e re pa… sponsor

Çelsi ka prezantuar së fundmi fanellën për sezonin e ri 2023/24, me “Blutë” që janë rikthyer pas në kohë.

Marka e njohur e kostumeve sportive, “Nike” ka sjellë një stil të fund viteve ‘90, që bazohet në sukseset historike që Çelsi pati me yjet si Xhianluka Viali, Xhianfranko Zola, Denis Uais, Roberto Di Mateo etj.

Ngjyra blu vazhdon të mbizotërojë, teksa janë futur dhe disa detaje të bardha dhe ngjyrë të artë në stemë.

Ajo që u vu re ishte mungesa e logos, me Çelsin që ende nuk ka një të tillë për sezonin e ri, pas ndërprjes së bashkëpunimit me “3 Mobile”.

Exit mobile version