Site icon

KUALIFIKUESET E “EURO 2024”/ 26 gola në 9 sfida! Anglia masakron Maqedoninë, Francës i mjafton Mbape ndaj Greqisë! Zhgënjen Zvicra, ja të gjitha rezultatet.

U luajtën mbrëmjen e sotme 9 duelet e vlefshme për grupet e kualifikueseve të Europianit, ku nuk munguan surprizat teksa u shënuan në total plot 26 gola. Spikat fitorja me goleadë e Anglisë ndaj Maqedonisë së Veriut, ndërkohë që Franca mposhti minimalisht Greqinë.  

Padyshim që dy surprizat e mbrëmjes mund të konsiderohen humbja e Kosovës ndaj Bjellorusisë dhe barazimi i Zvicrës ndaj Rumanisë. Në duelet e tjera, Irlanda, Turqia, dhe Izraeli bënë detyrën në shtëpi. Fitore e artë edhe për Kazakistanin ndaj Irlandës së Veriut, ndërkohë që dueli i vetëm i mbyllur në barazim ishte ajo mes Sllovenisë dhe Danimarkës.  

REZULTATET:

GRUPI B

FRANCË – GREQI 1-0

Mbape 55′ (p)

IRLANDË – GJIBRALTAR 3-0

Johnston 53′, Ferguson 59′, Idah 90+2′

GRUPI C

ANGLI – MAQEDONI E VERIUT 7-0

Kejn 29′ , 72′, Saka 39′, 47′, 51′ Rashford 45′ , Filips 64′

GRUPI D

TURQI – UELLS 2-0

Najir 72′ , Guler 80′ 

GRUPI H

IRLANDË E VERIUT – KAZAKISTAN 0-1

Ajmbetov 88′

SLLOVENI – DANIMARKË 1-1

Sporar 25′ / Hojlund 42′ 

GRUPI I

BJELLORUSI – KOSOVË 2-1

Morozov 73′ , Ebong 75′  / Muriqi  87′ (p)

IZRAEL – ANDORRA 1-1

Shlomo 42′  / Rosas 52′

ZVICËR – RUMANI 2-2

Amduni 29′, 42′ / Mihaila 90′, 90+2

Exit mobile version