U luajtën mbrëmjen e sotme 9 duelet e vlefshme për Kupën e Ligës së Anglisë, ku nuk munguan surprizat, padyshim që surprizë mund të konsiderohet eliminimi i Mançester Sitit nga Njukasëll, me këta të fundit që triumfuan me rezultatin 1-0 falë golit të Isak në minutën e 53-të.Ndërkohë në duelet e tjera emrat “big” si Arsenal, Liverpul dhe Çelsi arritën të siguronin një biletë për në fazën tjetër. Vlen të theksohet fakti se te blutë e Londrës, pati minuta edhe për sulmuesin e Kombëtares shqiptare, Armando Broja, i cili u hodh në fushë në minutën e 87-të në vendin e autorit të golit Xhekson.
