Site icon

Kurtua: Nuk dua as Çelsin as Sitin në fazën e 1/4-ave të finaleve

Reali i Madridit ka kaluar me sukses provën në 1/8-at e finaleve duke mundur në dy takime Liverpulin (2-5, 1-0) dhe siguruar biletën për në çerekfinale.Sot në mesditë, kampionët e Europës do të mësojnë kundërshtarin e tyre në çerekfinale. Portieri i Realit, Tibo Kurtua, ka një dëshirë nga shorti: nuk do një përballje me ish-skuadrën e tij, Çelsi apo me Mançester Sitin e Pep Guardiolës.

“Në të vërtet nuk është se kam ndonjë preferencë për rivalin e mundshëm në çerekfinale. Cilido qoftë do të jetë një përballje dyshe e vështirë. Por sa për të ndërruar nuk do të doja Çelsin dhe Mançester Sitin. Me këto dy skuadra u përballëm në sezonin e kaluar, ndaj nuk do të doja një “deja vu”. Nuk është se i frikësohemi askujt, por thjesht do të doja një kundërshtar tjetër në çerekfinale”, tha portieri i “Los Blancos”, Tibo Kurtua.

Exit mobile version