Site icon

“Kush e ka radhën më pas?”- Zelensky paralajmëron NATO-n: Lufta e Rusisë nuk do të përfundojë me Ukrainën

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar gjatë fjalimit të tij përmes video-lidhjes me samitin e NATO-s, se vendi i tij ka nevojë për më shumë armë moderne dhe mbështetje financiare për t’u mbrojtur kundër Rusisë.

Udhëheqësi i Ukrainës, duke iu drejtuar presidentit amerikan Joe Biden dhe presidentit francez Emmanuel Macron gjithashtu paralajmëroi se Rusia nuk do të ndalet në Ukrainë, raporton BBC.

Pyetja është “kush e ka radhën më pas?”, pyeti ai duke shtuar:

“Kjo nuk është një luftë që po bëhet nga Rusia vetëm kundër Ukrainës. Kjo është një luftë për të drejtën për të diktuar kushtet në Evropë – për atë se si do të jetë rendi i ardhshëm botëror”

Exit mobile version