Në fund të Kuvendit të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, u shfaq dhe djali i tij Shkëlzeni.
Edhe pse nuk është pjesë e strukturave të PD-së, Shkëlzeni u shfaq në ambientet e stadiumit duke takuar dhe përshëndetur disa prej delegatëve.
Së bashku me babanë e tij, Shkëlzen Berisha është në listën e të shpallurve non grata nga SHBA, dhe ky proces i rithemelimit të PDs-ë duket pjesë dhe e interesit të tij.
Kuvendi i thirrur nga Berisha vendosi pro shkarkimit të Lulzim Bashës, vendim i cili do të hidhet në Referendum të shtunën e ardhshme.