Site icon

Lajme të mira për Milanin e Piolin, dy titullarët kuqezi rikthehen nga dëmtimet

CAIRATE, ITALY - SEPTEMBER 01: Ismael Bennacer and Davide Calabria of AC Milan in action during AC Milan training session at Milanello on September 01, 2022 in Cairate, Italy. (Photo by Claudio Villa/AC Milan via Getty Images)

Stefano Pioli mund t’u gëzohet më në fund rikuperimeve të skuadrës së tij dhe pasjes së organikës së plotë në dispozicion. Stërvitjes së djeshme në “Milanello” në kuadër të përgatitjeve për Fiorentinën i janë bashkuar Ismael Benaser e Davide Kalabria.Rikthimi i mesfushorit do të jetë frymëmarrje për kuqezinjtë, që të shtunën ndaj skuadrës violë nuk do të mund të mbështeten as te Rade Kruniç i skualifikuar për shkak kartonësh, me algjerianin që do t’i bashkohet Tonalit në mesfushë.

Kapiteni ndërkohë pritet ta nisë nga pankina ndaj Fiores, me shpresën për të luajtur titullar në mesjavën e ardhshme ndaj Totenhemit. Përveç dyshes, Pioli pritet të rigjejë edhe Alesandro Florencin, që ka qëndruar jashtë fushave që prej 30 gushtit, pas atij dëmtimi me Sasuolon.

Exit mobile version