Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka qenë i qartë në bashkëbisedimin e djeshëm me gazetarët, teksa ka saktësuar se do të rinovojë kontratën e trajnerit Ksavi Hernandez.Pas deklaratës së Laportës ka ardhur dhe reagimi i trajnerit të katalanasve. Duke komentuar fjalët e presidentin Laporta, Ksavi ka thënë: “Fakti që klubi dëshiron të më ofrojë një kontratë të re, më bën të ndihem mirë, sepse është një shenjë besimi që ata kanë tek unë dhe puna ime. Por përpara se të arrijmë deri aty, ne na duhet të fitojmë trofe në këtë sezon. Nëse do t’ia dalim, mendoj se do të jemi në pozita komode për të vijuar projektin”.
Barça kryeson garën në La Liga dhe ndodhet në gjysmëfinalet e Kupës së Mbretit, teksa deri më tani ka fituar një trofe, Superkupën e Spanjës.

