Site icon

Lefter Alla përuroi rrugën e çuditshme në Bulqizë, Saimir Korreshi: Hapu dhe!

Deputeti demokrat Saimir Korreshi ka ironizuar rrugën e pazakontë të përuruar sot nga kryetari i Bashkisë së Bulqizës Lefter Alla.Teksa ka publikuar fotot e rrugës me dy “korsi” të ndara me beton, Korreshi ka bashkangjitur edhe një koment.  “Hapu dhe!”, shkruan Korreshi.Nga ana tjetër komentuesit e kanë “masakruar” Allën në postimin e tij në rrjetet sociale, duke e krahasuar rrugën e përuruar sot në kanal vaditje.Ky i fundit e ka prezantuar përfundimin e kësaj rruge si një zgjidhje të problemit të banorëve, por është kujdesur të theksojë se për ndërtimin e saj janë kujdesur vetë ata, ndërsa bashkia i ka dërguar vetëm materialet.

Exit mobile version