U luajtën mbrëmjen e sotme 4 sfidat e vlefshme për Ligën e Europës, që prodhuan në total 10 gola. Juventus dhe Mançester Junajtid, që janë dhe 2 skuadrat favorite për të fituar këtë trofe, bënë detyrën në shtëpi, duke triumfuar në duelet e para.Bardhezinjtë e Alegrit mposhtën minimalisht Frajburgun në shtëpi, ndërkohë që Junajtid likuidoi me “poker” Betisin.
Ndërkohë në 2 sfidat e tjera, Sevija mposhti 2-0 Fenerbahçen, dueli mes Shakhtar Donetsk dhe Fejnord u mbyll në barazim 1-1.