Site icon

LIGA E KOMBEVE/ Belgjika turpëron Poloninë, Holanda merr tre pikët në fund. Mësoni rezultatet e mbrëmjes dhe renditjet.

Në kryesfidën e mbrëmjes, Belgjika shpërfytyroi Poloninë, duke e mundur me përmbysje me rezultatin e thellë 6-1, duke u ngjitur në vendin e dytë të Grupit 4, në Ligën A dhe duke harruar atë humbje turpëruese që morën me Holandën.

Kjo e fundit ruajti kryesimin e këtij grupi vetëm në momentet e fundit të takimit, ku triumfoi përballë Uellsit në transfertë.

Në Grupin 1 të Ligës B, Ukraina mundi Irlandën me shifrat 0-1, ndërsa Skocia triumfoi në shtëpi përballë Armenisë me shifrat 2-0.

BELGJIKË 6–1 POLONI

Vitsel 42′, De Bryjne 59′, Trosard 73′, 80′, Dendonker 84′, Openda 90=3′ / Levandovski 28′

UELLS 1–2 HOLANDË

Norington-Dejvis 90+2 / Kupmainers 50′, Veghorst 90+4′

Exit mobile version