Site icon

LIGA E KOMBEVE/ Shqipëri-Izrael, zbulohet arbitri që do të vendosë drejtësi në “Air Albania”

LISBON, PORTUGAL - SEPTEMBER 28: Referee Tiago Martins in action during the Liga NOS match between SL Benfica and Vitoria FC at Estadio da Luz on September 28, 2019 in Lisbon, Portugal. (Photo by Gualter Fatia/Getty Images)

Shqipëria do të luajë ndeshjen e dytë në kuadër të Ligës së Kombeve më datë 10 qershor, ditën e premte në orën 20:45.

Ndryshe nga ndeshja në Islandë ku gjykoi një anglez dhe në plan të parë kurseu disi kartonët e verdhë, në ndeshjen kundër Izraelit është përcaktuar që të vendosë drejtësi një portugez.

Tiago Martins do të jetë arbitër kryesor në duelin e Kombëtares, teksa asistentët e tij do të jenë Luis Kampos, Rui Teikseira dhe Andre Narçiso.

Kryesori Martins prej 2015-ës është pjesë e FIFA-s, ndërsa shihet si një nga gjyqtarët më të mirë në kampionatin portugez të futbollit, teksa më parë ai ka gjykuar edhe ndeshje në Ligën e Europës.

Exit mobile version