Lacio ka hedhur një hap të rëndësishëm në Ligën e Konferencës, duke siguruar fitore në shtëpi përballë Kluzh në duelin e parë play-off të këtij turneu.Lacialët u detyruan të luanin me 10 lojtarë pas vetëm 15 minutash, pasi ish-futbollisti i Ballkanit, Ermal Krasniqi, kaloi thuajse gjithë mbrojtjen duke detyruar Patrik që ta ndalte me një faull që i kushtoi kartonin e kuq.
Megjithatë, Lacio dominoi edhe me 10 lojtarë, duke gjetur golin në fund të pjesës së parë me Imobilen e më pas duke menaxhuar shumë mirë minutat deri në fundin e sfidës.

