Ashtu si Liga e Europës, edhe Liga e Konferencës ngre “siparin” në çerekfinale, me katër duele interesante.
Në orën 18:45, gent pret pretendentët e Uest Hem. Belgët kërkojnë të surprizojnë, ndërsa anglezët duan t’i mbyllin llogaritë që në ndeshjen e parë.
Tre takimet e tjera do të luhen në orën 21:00. Anderlehti pret holandezët e AZ Alkmarit, në Zvicër luhet sfida Bazel-Nis, ndërsa pretendentët e Fiorentinës luajnë në transfertën përballë Leç Poznan.
NDESHJET:
GENT – UEST HEM
ANDERLEHT – AZ ALKMAR
BAZEL – NIS
LEÇ POZNAN – FIORENTINA