Site icon

Liverpuli hedh sytë nga zona “Champions”, Klop i lumtur për fitoren: Bëmë gjëra të çmendura, futboll spektakolar

Jyrgen Klop është shumë i kënaqur me paraqitjen e Liverpulit të tij ndaj Uest Hemit dhe vlerësoi me superlativa ndeshjen e një të shumë kritikuari këtë sezon, Trent Aleksander-Arnold, por edhe të sulmuesit holandez, Kodi Gakpo. Trajneri gjerman e quajti spektakolar golin e këtij të fundit.

“Futbolli që luajtëm ishte absolutisht i pabesueshëm, ishte i shkëlqyer. Mendoj se kishim 80% zotërim topi. Më pëlqeu shumë skuadra. Më pëlqeu ritmi dhe më pëlqeu se si ne fluturojmë në kundërpresing. Arnold po luan shumë mirë në rolin e tij të ri dhe gjërat që ai bëri ndaj Uest Hemit ishin absolutisht të çmendura”, tha trajneri i Liverpulit për “BT Sport”.

“Ndeshja u komplikua që në fillim, por ne nuk e humbëm në asnjë moment ekuilibrin. I pashë lojtarët që të punonin për njëri-tjetrin. Tani kemi ndeshje çdo tri ditë dhe do të jetë e vështirë, por ne do të përpiqemi të fitojmë ndeshjet tona të mbetura”.

Exit mobile version