Site icon

Liverpuli mund Napolin por nuk mjafton, italianët e mbyllin të parët në grup

Liverpuli ka mundur me rezultatin 2-0 Napolin në ndeshjen e fundit në grup në Ligën e Kampioneve. Por kjo nuk i ka mundësuar skuadrës angleze që të sigurojë vendin e parë në grup, i cili u ka shkuar italianëve.

Liverpulit i duhej një fitore me 4 gola diferencë për të siguruar një vazo më të favorshme për fazën me eliminim direkt. Por skuadra e Klop nuk ia ka dalë të mposhte mbrojtjen e Napolit si dhe ka rrezikuar vetë disa herë që të pësojë gol. Rrjeta u tund vetëm në minutat e fundit të sfidës, kur Salah ia doli shënonte pas zhvillimit të një goditje nga këndi në minutën e 86 dhe pastaj Nunjez dyfishoi shifrat në minutën e 98.

Ndërkaq, Ajaksi ka shënuar 3 herë ndaj Rejnxhërs në fushën e këtij të fundit në ndeshjen tjetër në grup, i sigurt që para sfidës së do të shkonte në Ligën e Europës për të vazhduar rrugëtimin europian.

Exit mobile version