Site icon

Lukaku i’u përgjigjet kritikëve: Vetëm Zoti mund të më gjykojë

Sulmuesi Romelu Lukaku ka shënuar sërish gol, kësaj here ndaj Gjermanisë në miqësore.
Përmes një postimi në Instagrami ai iu është përgjigjur kritikëve. Në foto shfaqej një personazh vizatimor i mbështetur me shpatulla pas murit dhe një numër i lartë shpatash në drejtim të tij, dhe dukej sikur nuk i bënin përshtypje.

Në sfond luhej kënga “Vetëm Zoti mund të më gjykojë” nga Tupak Shakur.

Kritikat e kanë mbytur sulmuesin belg kohët e fundit pasi me Interin po kalon një moment të vështirë duke mos gjetur formën e tij më të mirë.

Exit mobile version