Reali i Madridit nuk ka shkuar përtej një tjetër barazimit zhgënjyes në La Liga, që e largon edhe më shumë nga Barcelona kryesuese.Tashmë diferenca mes “Los Blancos” dhe “Blaugranave” është 9 pikë. Për mediat e Madridit titulli duket i dorëzuar. Por jo për lojtarët e Realit. Mbrojtësi, Lukas Vaskez duke folur pas takimit ka refuzuar ta quajë të humbur garën për titullin me Barcelonën. Ndonëse nga ana tjetër e ka pranuar se diferenca nuk është e vogël.
“Jemi vetëm në mars dhe kampionati nuk mbaron tani. E dimë fare mirë se për çdo javë që kalon puna ndërlikohet, por ne nuk kemi hequr dorë. Do të luftojmë deri në ndeshjen e fundit për ta përmbysur këtë disavantazh me Barcelonën dhe të mbrojmë titullin. Ne kemi bërë mjaft mirë në Sevilje kundër Betisit. Kemi ardhur, e kemi kërkuar fitoren, kemi krijuar mundësi të shumta për shënim, por për fat të keq nuk shënuam. Na mungoi vetëm goli, ndaj nuk mund të jemi të kënaqur”, ka thënë Lukas Vaskez.