Site icon

Mami ka vdekur”/ Mbijetuan për 40 ditë në pyjet e Amazonës, fjalët e para që thanë 4 të miturit pasi u shpëtuan

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e pabesuëshme e ndodhur në kolumbinë jugore, ku 4 fëmijë që i kishin mbijetuar një aksidenti ajror, u shpëtuan të gjallë pas 40 ditësh.Mediat e huaja raportojnë se pasi grupi i shpëtimit i gjeti 4 të miturit, fjalët e para që ata thanë ishin “kemi uri” dhe “mami ka vdekur”.Pasi u endën vetëm për më shumë se një muaj, fëmijët të moshës 13, nëntë, pesë dhe një vjeç, u shpëtuan dhe u dërguan me avion nga Amazona në një spital ushtarak në kryeqytetin Bogota.Në një intervistë televizive të dielën, anëtarët e grupit të shpëtimit, treguan momentet e para pas takimit me fëmijët.Ata përshkruanin sesi vajza, fëmija më i madh vrapoi drejt tyre duke mbajtur në krahë të miturin 1-vjeçar, kur ajo i pa që po vinin.

“Vajza e madhe, Lesly, me të voglin në krahë, vrapoi drejt meje. ‘Unë jam i uritur’ më tha ajo teksa më tregoi fmëiëjt e tjerë”, tha Nicolas Ordonez Gomes, pjesëtare e ekuipazhit të kërkim-shpëtimit.

“Një nga dy djemtë ishte shtrirë. Ai u ngrit dhe më tha: ‘Nëna ime ka vdekur’. Menjëherë u thamë se ishim miq, na dërgonte familja, babai, daja. Se ishim familje!’ shtoi Ordonez Gomes.Në një video të publikuar të dielën, e cila tregonte fëmijët menjëherë pasi u gjetën, fëmijët dukej se ishin të dobësuar nga koha e kaluar në xhungël.Shpëtuesit e tyre shihen duke kënduar, duke pirë duhan – një bimë që konsiderohet e shenjtë mes shumë banorëve të xhunglës – dhe duke festuar.

Katër fëmijët kishin humbur në xhungël që nga 1 maji, kur u rrëzua avioni Cessna 206 me të cilin po udhëtonin.

Piloti kishte raportuar probleme me motorin vetëm disa minuta pasi u ngrit nga një zonë e thellë e Amazonës e njohur si Araracuara në udhëtimin prej 217 miljesh për në qytetin e San Jose del Guaviare.Trupat e pilotit, nënës së fëmijëve dhe një tjetër të rrituri u gjetën të gjithë në vendin e rrëzimit, ku avioni ishte ulur pothuajse vertikalisht në pemë.

Por, kur rrënojat e avionit u gjetën pas javësh gjuetie, jo vetëm që fëmijët nuk u gjetën të vdekur së bashku me të rriturit, kishte fruta të ngrënë pjesërisht që sugjeronin se të gjithë kishin mbijetuar.

Kjo shkaktoi një kërkim të madhe nëpër milje të pyjeve të dendura dhe të largëta të Amazonës, duke kulmuar me shpëtimin e tyre të premten, 9 qershor.

Exit mobile version