Site icon

Marota: Shumë e meritojnë rinovimin, por…

Xhuzepe Marota nuk ka dashur të komentojë zgjedhjen e trajnerit për të lënë në stol Onanën dhe për të aktivizuar Handanoviçin, duke treguar se i beson Inzagit në vendimet e tij.“Nuk ka ndonjë domethënie të veçantë fakti që Handanoviçi u rikthye mes shtyllave. Të dy janë portierë të shkëlqyer dhe rëndësi ka që porta të jetë e mbrojtur dhe me secilin prej tyre është”, u shpreh administratori i deleguar, që më pas u ndal te rinovimet, por nuk pranoi të tregonte nëse i radhës do të ishte Çalhanoglu: “Ka shumë që e meritojnë rinovimin, pastaj ka vlerësime që do të bëhen nga klubi. Po punojmë mbi këtë çështje, jemi në kontakt me disa prej agjentëve të lojtarëve tanë”.

Në fund mbi rëndësinë e fitores dhe sfidën e radhës në Champions, drejtuesi zikaltër tha: Fitorja shërben për t’i dhënë vazhdimësi rrugëtimit tonë. Skuadra ka lojtarë profesionistë dhe një staf fantastik, që di t’i japë rëndësinë e duhur çdo ndeshjeje”.

Exit mobile version