Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar një dekret për thjeshtimin e procedurave për të marrë nënshtetësinë ruse për të miturit ukrainas që janë jetim ose kanë mbetur pa kudjes prindëror, veçanërisht në territoret e pushtuara.
Lajmi është raportuar nga Ukrainska Pravda, e cila citon një dokument të publikuar nga agjencia ruse Ria Novosti.
Procedura mund të iniciohet nga kudjestarët e fëmijëve ukrainas që janë shtetas të Federatës Ruse, të Ukrainës ose banues në rajonet e Donetsk dhe Luhanskut.
Gjithashtu shtetësia për të miturit mund të aplikohet dhe nga kreu i Organizatës për Jetimët pa përkujdesje prindërore në territoret e pushtuara në Zaporizhzhia ose në rajonin Kherson.

