Site icon

Marshimi mbresëlënës i Napolit nuk ndalet as në Champions, fitore ndaj Eintraht dhe kualifikim me spektakël

Napoli është bërë sot skuadra e tretë italiane që u kualifikua në çerekfinalet e Likës së Kampioneve. E treta sipas radhës, por ajo që e kishte më të lehtë të kalonte më tej, duke mundur pastër Eitnraht Frankfurt në të dy sfidat.Pas fitores 2-0 në ndeshjen e parë, Napoli është përsëritur edhe në shtëpi përballë gjermanëve, këtë herë me shifrat 3-0. Protagonisti absolut ishte përsëri Osimhen, ai i cili shënoi dy gola për skuadrën italiane në fundin e pjesës së parë dhe fillimin e të dytës. Zielinski me penallti pastaj vendosi vulën në këtë duel dhe kalimin në çerekfinalet e turneut ku shumëkush tashmë sheh Napolin mes favoritëve kryesorë për fitoren.

NAPOLI-E. FRANKFURT 3-0
45’+2′, 53′ Osimhen, 64′ (p) Zielinski

Exit mobile version