Site icon

Masakroi për vdekje gruan/ Familjarët e Anisës i sulen shqiptarit para futjes në Gjykatë (FOTO)

39-vjeçari shqiptar që vrau gruan e tij Anisa Shehu në Greqi do dalë sot para Gjykatës për krimin e tmerrshëm. Ngjarja e rëndë ndodhi në Dafni të Greqisë, ku shqiptari i nguli thikën në fyt nënës së një fëmije 8 vjeç.

Gjatë kohës që dërgohej në Gjykatë, Florand Shehu, ishte i veshur me antiplumb. Ai nuk i ka shpëtuar sulmit të të afërmëve të gruas.

Këta të fundit u turrën për ta goditur, por policia reagoi menjëherë.

Në dëshminë e tij në polici, shqiptari tha se gruaja ishte duke fjetur kur ky i fundit iu vërsul, por edhe pse ajo u përpoq të vetëmbrohej, nuk mundi të shpëtonte.

“U sula mbi të kur po flinte. E godita me majën e një thike në qafë, por kur asaj i doli gjumi dhe nisi të bërtiste, e godita sërish me thikë. Përpiqesha t’i mbyllja gojën me duar sepse po bërtiste shumë,” zbulon shqiptari.

Exit mobile version