Autoritetet shëndetësore në Itali kanë raportuar sot 5,522 raste të reja me Covid, nga 291,468 teste të kryera. Ndërsa një ditë më parë, u shënuan 5923 nga 301,980 teste.Në 24 orët e fundit janë regjistruar 59 viktima, duke shënuar rënie nga dje, ku u shënuan 69. Që nga fillimi i pandemisë, numri i viktimave ka shkuar në 129,766.Të shëruarit në orët e fundit janë 7,122, norma e pozitivitetit është 1,89%. Sipas të dhënave, 558 pacientë janë shtruar në kujdes intensiv për Covid në Itali. Pranimet ditore, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, janë 38.
Mbi 5 mijë raste të reja dhe 59 viktima nga Covid në Itali
![](https://infront-al.com/wp-content/uploads/2021/09/Screenshot_16-1.jpg)