Site icon

Mbreti Charles mbush 74 vjeç, çfarë pritet të ndodhë sot në Londër

Mbreti Charles feston sot ditëlindjen e tij të 74-të, e para i tij pa të ëmën, Mbretëresha Elizabeth, por edhe i pari si monark.

Në javët pas vdekjes së nënës së tij, Charles ka qenë tepër i zënë pasi të dielën, ai udhëhoqi familjen mbretërore dhe kombin në shërbimin vjetor të Përkujtimit.

Mbreti Charles pritet të kalojë ditëlindjen e tij në heshtje dhe në mënyrë private me bashkëshorten e tij, Camilla.Gjithashtu, dita e ditëlindjes së tij është festuar edhe në rrjetet sociale të familjes mbretërore.

Ditëlindja e tij do të shënohet nga “Band of the Household Cavalry” duke performuar Happy Birthday gjatë ceremonisë së Ndryshimit të Gardës në Buckingham Palace, dhe përshëndetjet me armë do të zhvillohen gjithashtu në të gjithë kryeqytetin për nder të ditëlindjes së tij, me “King’s Troop Royal Horse”.

Artileria do të gjuajë 41 breshëri nga mesdita në Green Park të Londrës dhe menjëherë më pas “Band of the Scots Guards” do të performojë këngën “Gëzuar Ditëlindjen” në park.

Një foto e re e bukur e shpërndarë në llogarinë zyrtare në Twitter të William dhe Kate Middleton tregon Charles duke qeshur: “Gëzuar ditëlindjen Madhërisë së Tij Mbretit! ».Gjithashtu, dita e ditëlindjes së tij është festuar edhe në rrjetet sociale të familjes mbretërore.

Mbreti Charles tani ka marrë detyrat e tij të reja pas humbjes së nënës së tij ndërsa ai përshtatet me rolin e tij të ri.

Exit mobile version