Site icon

Mbuloi në tatuazhe djalin vetëm një vjeç, rrjeti kryqëzon nënën

Shamekia Morris, stiliste në Florida, kritikohet masivisht në rrjet pasi ka zgjedhur që të mbulojë me tatuazhe të përkohshme djalin e saj një-vjeçar.

Këtë veprim ajo e nisi që kur Treyilin ishte vetëm 6-muajsh, por urrejtja dhe ofendimet që ka hasur në rrjet që nga ajo kohë, kanë qenë të pafundme.

29-vjeçarja e mbulon djalin e saj nga koka te këmbët me tatuazhe të ndryshme dhe postet e tij i publikon rregullisht në Instagram.

Edhe pse tatuazhet nuk janë të vërteta, njerëzit e kanë konsideruar Shamekian si një “nënë të keqe” dhe të paaftë për t’u kujdesur për foshnjën e saj.

Vetë gruaja ka rrëfyer se shpeshherë ata thonë se po shtron rrugën për të rritur një fëmijë që mund të përfundojë lehtësisht në burg, ose i vrarë.

Megjithatë, ajo këmbëngul që i vogli i saj e pëlqen shumë veten kur del para pasqyrës, ndaj ajo nuk do të heqë dorë nga këto zbukurime mbi trupin e të birit.

Exit mobile version