Site icon

“Me Arsenalin do të jetë si një finale”, Guardiola: Dua që Erling t’i thyejë të gjitha rekordet, por…

Pep Guardiola e cilësoi përballjen e Mançester Sitit me Arsenalin në pak më shumë se një javë si një “finale” në luftën e tensionuar për kurorën e Premier Ligës këtë sezon. Erling Haland barazoi rekordin e golave të një sezoni të Premier Ligës me 38 ndeshje, i cili mbahej nga Mohamed Salah, duke shënuar dy herë gjatë fitores ndaj Lestër Sitit dhe duke e çuar totalin e tij në 32 gola me tetë ndeshje të mbetura deri në fund.

Më e rëndësishmja prej tyre është kur Arsenali të vizitojë “Etihad Stadium”-in të mërkurën e ardhshme, një natë që mund të jetë vendimtare për fatin e titullit kampion.

“Është një finale, sepse nëse e humbisni këtë ndeshje pothuajse do të përfundojë”, tha Guardiola. “Shpresojmë që të arrijmë duke pasur mundësinë të jemi atje. Duhet të fitojmë dhe vetëm fitojmë. Ata kanë pasur një ecuri të jashtëzakonshme dhe nuk mendoj se do të humbin shumë pikë, kështu që është e rëndësishme për ne që të jemi atje”.

Ai e zëvendësoi Halandin pas pjesës së parë, duke i hequr mundësinë për të shënuar një tripletë të shtatë në këtë sezon debutues në Angli. 22-vjeçari u pa duke qeshur dhe duke bërë shaka me shokët e tij të skuadrës në stol, ndërsa Siti regjistroi fitoren e 10-të radhazi në të gjitha kompeticionet.

Pep e kurseu atë me mendjen në çerekfinalen e kthimit të Champions-it kundër Bajernit, ndërsa tha: “Unë dëshiroj që ai t’i thyejë të gjitha rekordet, por ne duam që të fitojmë çdo ndeshje”.

Guardiola gjithashtu vlerësoi mentalitetin e lojtarëve të tij dhe pranoi se hynë në fushë duke menduar edhe për Bajernin të mërkurën: “Gjithmonë ka një tendencë për të menduar për këtë ndeshje. Por ne e nisëm shumë mirë. Kam menduar ditë më parë të bëj rrotacion masiv, por kur bën shumë ndryshime, ekipi humbet shumë nga rendimenti”.

Exit mobile version