Kualifikimi në finalen e Kupës së Botës bëri që trajneri i Argjentinës, Lionel Skaloni, t’i linte ditën e lirë futbollistëve të tij. Të gjithë shfrytëzuan këtë ditë duke qëndruar me familjarët apo miqtë që i kanë shoqëruar në Katar, duke shëtitu edhe në Doha. Por në darkë ishin të gjithë të mbërthyer para televizorit.Mediat argjentinase raportojnë se ekipi ishte bashkuar përsëri, për të konsumuar darkën bashkë. Një darkë me “asado”, biftek zgare tradicional i argjentinasve, mënyra se si ata kanë zgjedhur të darkojnë në netët pas ndeshjes duke e cilësuar si pjesë të rikuperimit.
Duke ngrënë darkë ata kanë parë bashkë pjesën më të madhe të ndeshjes, por duke kuptuar se gjithçka po shkonte në favor të Francës në pjesën e dytë, disa lojtarë janë larguar para fundit të ndeshjes, duke parë në dhomat e tyre vazhdimin dhe golin e Kolo Muani.
Ndërsa Skaloni me stafin e tij të punës: Valter Samuel, Roberto Ajala, Pablo Aimar, Martin Tokali, profesori i fizioterapisë Luis Martín dhe videoanalisti Matias Mana, nuk ka lëvizur nga salla, duke parë deri në fund bashkë ndeshjen e nisur punën për të përgatitur sfidën. Një sfidë të cilën Skaloni e ka përjetuar edhe katër vite më parë, kur ishte pjesë e stafit të Sampaolit dhe ku Argjentina doli e mundur 4-3. Para një bifteku, sot ka nisur puna për “hakmarrjen”.

